Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ushtria maqedonase, po pretendon fitoren në ofensivën e saj kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Shqiptare. Sipas maqedonase ushtria e tyre ka marrë nën kontroll disa fshatra në veri të vendit që mbaheshin nga UÇKSH. Ndërkohë OKB njoftoi se vala më e fundit e luftimeve, ka bërë që 1500 njerëz të tjerë të largohen. Ushtria maqedonase thotë, se po përpiqet të shmang viktimat civile, por sipas UÇK, një predhë që ra në fshatin Spullçan ka vrarë 6 vetë.

E ndërsa ofensiva ushtarake vazhdon, presidenti maqedonas Boris Trajkovski, i ka kërkuar ministrave shqiptarë në qeverinë e unitetit, të heqin dorë nga kontaktet me UÇK, ndryshe ata do të përjashtohen nga kjo qeveri. Kriza politike u shkaktua nga firmosja e marrëveshjes midis UÇK dhe dy partive politike shqiptare që marrin pjesë në qeverinë e unitetit kombëtar./tvklan.al