Atletja Luiza Gega ishte e ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” për të folur për jetën profesionale dhe personale.
E gjendur përballë gazetarëve të vegjël ajo rrëfeu shumë të pathëna.
Amber: Luiza sa e vogël ke qenë kur ke bërë vrap?
Luiza: Mami më ka thënë që 1 vjeç e gjysmë dhe që atëherë nuk kam ndaluar.
Amber: Kur shkove për herë të parë të vrapoje jashtë Shqipërisë dhe çfarë fitove?
Luiza: Nuk kam fituar asgjë por vendosa të stërvitesha që të fitoja medalje.
Amber: A ke qarë nga inati kur nuk ke dalë e para në gara?
Luiza: Unë kam qarë por jo nga inati qe s’kam fituar por sepse nuk rezultoi gara ashtu si dëshiroja pasi isha stërvitur shumë.
/tvklan.al