Për Francën dhe Gjermaninë ka ardhur koha që Europa të marrë fatet e saj në dorë dhe të shkëputet nga varësia ndaj Shteteve të Bashkuara. Në këtë linjë ishin Presidenti francez Emanuel Makron dhe ministri i Jashtëm gjerman Hajko Mas. Nga një takim me diplomatët francezë në Paris, Makron kërkoi që Bashkimi Europian të shkëputet nga varësia amerikane në fushën e sigurisë.
“Europa nuk mund të bazohet më për sigurinë e saj vetëm tek Shtetet e Bashkuara. Na takon ne të marrim përgjegjësinë dhe të garantojmë sigurinë tonë
“, tha Presidenti i Francës.
Ndërsa kryediplomati gjerman u takua me zyrtarët më të lartë rumunë në Bukuresht, nga ku sjelljen politike të Trump kundrejt Europës, e quajti “irrituese”.
“Është absurde që Bashkimi Europian duhet të shqetësohet për të reaguar ndaj tarifave të Shteteve të Bashkuara, që janë të justifikuara në rrafshin e sigurisë kombëtare. “Amerika e Para” është një thirrje për zgjim. Përgjigjia jonë duhet të jetë “Europë Bashkohu
“, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë.
Ndryshimi i kursit politik të Uashingtonit me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka shkaktuar krisje të miqësisë së ngushtë me vendet e Bashkimit Europian, duke shkaktuar edhe ndryshime të këndvështrimeve politike të zgjidhjes së një sërë problemesh globale, si kriza siriane, ajo ukrainase etj.
Tv Klan