Ish-gjenerali i ushtrisë, major Shpëtim Spahiu, ka munguar në seancën e parë gjyqësore që ka hapur me presidencën.
Padia civile e ushtarakut të pushuar dhe shkarkuar nga detyra drejtuar gjykatës është marrë nën shqyrtim nga një gjyqtare.
Në zyrën e saj ka qenë vetëm avokati Vlad Meçe dhe përfaqësuesi i presidencës.
Seanca nuk ka zgjatur për shumë kohë pasi gjyqtarja i ka kërkuar palës paditëse të vërë në dispozicion të gjykatës një kopje origjinale të dekretit të presidentit ku shprehet qartë motivi i shkarkimit dhe largimit nga detyra i gjeneralit të ushtrisë.
Padia e Spahiut, të depozituar rreth 15 ditë më parë në sekretarinë e gjykatës, ndërsa emri i ish-gjeneralit rezulton të jetë i përfshirë në procesin e dyshimtë të trafikut të fishekëve me kompaninë amerikane, AEY.
Kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Kosova, është larguar nga detyra për t’u zhvendosur si prokuror i thjeshtë pranë këtij organi.
Lëvizja e tij është komunikuar sot nga kryeprokurorja Ina Rama, ndërsa vendin e Kosovës do ta zërë vartësi i tij, Olsi Çela.
Arsyet e një lëvizje të tillë nuk janë bërë publike, por mësohet se Kosova do të punojë sërish në organin e akuzës.
Një lëvizje e tillë në kupolën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk kishte marrë që prej ditës së funksionimit të saj.
Adnan Kosova u emërua në këtë post me propozim të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku për të drejtuar deri ditën e sotme një prej institucioneve më të reja dhe të bujshme të krimeve të rënda në Shqipëri./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani