Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin.
Për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar me iniciale S.S. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi, ku brenda u gjet edhe trupi pa jetë i të riut.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./tvklan.al