Vazhdon të shtohet numri i lojtarëve me këputje të ligamentit. I radhës është mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez.
Argjentinasi u dëmtua ndaj Crystal Palace dhe ka marrë lajmin e keq. Testet mjekësore kanë zbuluar një këputje të ligamentit të gjurit të majtë.
Martinez do i nënshtrohet operacionit, ndërsa sezoni për të është mbyllur. Për dëmtime të tilla, koha e rikuperimit zakonisht është tetë muaj.
Lajm i keq për Manchester United, pasi Lisandro Martinez ishte titullar i padiskutueshëm me trajnerin Amorim. /tvklan.al