Ligji mbi miratimin e buxhetit pritet të pësojë ndryshime rrënjësore. Ministri i Financave Arben Malaj ka kritikuar mënyrat se si është hartuar dhe miratuar buxheti gjatë viteve të fundit. Sipas ministrit të Financave ligji më i rëndësishem financiar miratohet nën presion kohor si dhe pa planifikime të mirëfillta që cënojnë rëndë investimet.
Arben Malaj: “koncidon që një objekt përfshihet në investime pa pasur leje ndërtimi, po marrim rastin. Është e pamundur që të realizohet brenda vitit, sepse duhen përputhur hapat që ka ligji i urbanistikës, memomentin kur ai bëhet efektiv dhe kur investimit i lihet në dispozicion një kohë sa më e madhe për t’u realizuar, mund të shkojë me emergjenca, që kur s’e ka lejen do 4 muaj që të marrësh lejen dhe i bie që ta ta nisësh proçesin për 5 muajt e fundit. Në ktë, në ktë në ktë aspekt i gjithë ky proçes, sidomos, sidomos vendosja e kritereve për investime të brëndshme dhe të huaja ka nevojë që të ndryshojë.”
Ridvan Bode:“ Vazhduan tre buxhete kemi miratuar jashtë standarteve për transparencë dhe është buxheti i 2005- ës që nuk garanton që do të bëhet përsëri me të njëjtën proçedurë që kërkohet po do vazhdohet që të bëhet me proçedurat që kemi aktualisht.”
Malaj propozoi gjatë komisionit parlamentar të ekonomisë që taksat e reja nën paketën fiskale të miratohen në shtator, ndërsa drafti i buxhetit të shtetit të miratohet në fund të vitit. /tvklan.al