Ekonomia e vendit gjatë 7-mujorit të parë të këtij viti ka patur performancë pozitive në disa sektorë.
Kështu u shpreh ministri i Financave Petrit Malaj i cili tha se tatimet dhe doganat kanë arkëtuar më shumë të ardhura, se sa një vit më parë.
Sipas ministrit Malaj janë shtuar mbi 4700 biznese të reja dhe mbi 13 mijë vende të reja pune nga Janari deri në Korrik të këtij viti.
Në qendër të vëmendjes së këtij dikasteri është edhe reformimi i skemës së pensioneve.
Ministri i Financave deklaroi se deri në fund të vitit parashikohet ulje e nivelit të borxhit me 0.7% krahasuar me vitin 2023, duke çuar atë në nivelin 58.2%.
Klan News