Sezoni aktual mund të jetë i fundit për Pep Guardiolën në stolin e Manchester City-t. Trajnerit spanjoll i përfundon kontrata në qershor të vitit 2025 dhe prej kohësh përflitet për një largim të mundshëm të tij.
Në këtë situatë, drejtuesit e “qytetarëve” kanë nisur nga puna, për të gjetur një zëvendësues dhe i pari në listë momentalisht është një portugez.
Bëhet fjalë për Ruben Amorim, i cili është në drejtimin e Sportingut të Lisbonës. Tekniku 39-vjeçar, ka kontratë me portugezët deri në verën e vitit 2026.
Amorim në verën e kaluar u përfol edhe për stolin e Liverpool, por më pas u zgjodh Arne Slot, i cili po bën shumë mirë deri tani. /tvklan.al