Kuvendi i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të rihap shqyrtimin gjyqësor për mandatin e deputetes Olta Xhaçka si dhe të marr një opinion nga Komisioni i Venecias për rastin në fjalë.
Zyra juridike e Kuvendit në këtë shkresë drejtuar Gjykatës rreshton arsyet përse nevojitet një mendim këshillimor në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe rolit të vetë Parlamentit në rastet e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmerinë e mandatit të deputetit.
Për të shpallur si të papajtueshëm me Kushtetutën të mandatit të Xhaçkës, gjykatës iu drejtua për herë të dytë Partia Demokratike.
Deputetët e saj pretendojnë se Xhaçka si deputete ka përfituar para publike si bashkëshorte e investitorit strategjik Artan Gaçi. Gjykata e ka dëgjuar pretendimet e palëve në datën 25 Qershor dhe këto ditë pritet vendimarrja e saj.
Tv Klan