“Pushimet verore sollën një numër të madh shtetasish shqiptar e të huaj në Durrës përmes portit. Vetëm gjatë 10 ditëve të para të gushtit, mbi 86 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes linjave detare, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.”
Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, 54,219 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 31,849 në dalje në gushtçka tregon për një shtim prej 7,335 pasagjerësh ose 9 përqind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Kjo rritje është pasqyruar edhe në numrin e mjeteve që kanë lëvizur përmes portit, ku janë regjistruar 26,362 automjete, një rritje prej 3,093 mjete më shumë krahasuar me 23,269 automjetet e vitit të kaluar. Në total, gjatë korrikut dhe gushtit, rreth 200 mijë udhëtarë kanë lëvizur përmes portit të Durrësit.
Përgjatë ditëve të fluksit autoritetet portuale morën masa të posaçme për të menaxhuar rritjen e numrit të pasagjerëve dhe shmangur radhët e gjata.
Klan News