Interesi i fermerëve për të qenë pjesë e skemës së subvencioneve ka shënuar shifrat tepër të larta duke arritur në mbi 71 mijë aplikime. Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë dhe kategoritë që kanë përfituar më shumë, ku dominon nafta dhe bagëtitë e imta.
Ermira Gjeçi, Këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë: Mund të flasim diku te 3,851 aplikime për lopë, 5,437 për bagëti të imëta. Bletaria ka zënë një vend goxha të rëndësishëm 4,322, bimët aromatike dhe mjekësore 954, inputet në sera 816, global GAP 48 dhe fermat organike 169. Kanë aplikuar për naftën diku te 54 255.
Këtë vit ka patur edhe numër të lartë të grupimit të fermerëve çka u mundëson atyre prodhim më të madh të fermave të tyre, por dhe sigurim të tregut.
Ermira Gjeçi, Këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë: Ne kemi pasur në total grupe fermerësh të cilët janë insentivuar për të aplikuar për të gjithë masat rreth 321. Dhe SHBB janë shoqëritë e bashkëpunimit. Kanë qenë 21 shoqëri, bëhet fjalë diku të 40 apo 44 në total të cilat janë të regjistruara. Fermerët duhet të kuptojnë se të bashkuara prodhimi është i konsoliduar, por edhe tek pikat e grumbullimit ato arrijnë të negociojnë dhe të përfitojnë çmime më të mira.
Risi e skemës së subvencioneve ka qenë edhe financimi me 50% edhe kur fermerët kalojnë tavanin e përcaktuar nga Ministria e Bujqësisë, për hektarët apo për numrin e bagëtive apo dhe larmishmërisë së kulturave bujqësore.
Klan News