Brenda 19 Gushtit qeveria do të bëjë gati ligjin për privatizim e fshatrave turistike. Një projekt që sikurse kryeministri Sali Berisha do të mbajë parasysh interesat jo vetëm të pronarëve të rinj por dhe atyre të hershëm të tokës.
Sali Berisha: “Borgjezia e re duhet në mënyrë përfundimtare të blejë me çmim tregu tokën që vilat e tyre në fshatrat turistike kanë zënë dhe këto fonde kalojnë për pronarët. Statusi i fshatrave turistike është një problem i ndërlikuar gjatë rrugës, ç’është e vërteta ndaj edhe tani do t’i japim përgjigje përfundimtare në interes të dy anshëm të atyre që i posedojnë, por dhe të pronarëve sepse ato fonde do të kalojnë që të gjitha për pronarët.”
Mbledhja fokusua në një tjetër çështje të rëndësishme, në një përpjekje ligjore për të zgjidhur problematiken që sjellin borxhlinjtë e keqin në biznes.
Vendimmarrja do të parashikojë nder të tjera krijimin e regjistrit të borxhlinjve formë e ngjashme kjo me atë të kredive të këqija.
Sali Berisha: “Dëgjoja unë njëherë pronarët e betonierëve, kishin formuar listën e zezë të ndërtuesve, po por në tatime nuk kanë sjellë atë. Megjithatë unë e përshëndes hapin e tyre. Veprimi do të jetë në 2 drejtime zoti ministër. E para njëherë ata të cilët nuk paguajnë borxhliun me dokumente ata tvsh-në nuk e marrin gjersa të paguajnë, të vënë në rrugëzgjidhje çështjen e borxhit, por e dyta që është dhe më e rëndësishme është se duhet të krijohet sistemi i njoftimit të bankave, kjo ka një rëndësi të posaçme. Nuk mundet që për shkak të borxhlinjve të falimentuar të rritet krediti jo i mirë, siç ekziston regjistri i kredive kombëtare dhe për rrjedhojë aty janë dhe kreditë jo të mira, duhet të ekzistojë dhe regjistri i borxhlinjve jo të mira dhe ky regjistër administrohet nga banka.”
Një vendimmarrje që redukton tregun informal të punës është ajo mbi punonjësit shtëpiakë.
Kjo do t’i kushtojë madje vendin e punës një zyrtari në rast të mos deklarimit të punonjësit shtëpiak.
Për këtë u përcaktua si afat përfundimtar data 1 Shtator, tejkalimi i të cilit nënkupton sanksione.
Sali Berisha: “Zyrtari që mban punonjës shtëpiak të padeklaruar do të largohet menjëherë nga detyra për fshehje të papranueshme dhe për trajtim skllavëror të një individi, afati është data 1 shtator që t’i regjistrojnë. Kush nuk regjistron përtej kësaj date absolutisht në administratë nuk do të qëndrojë më se do të konsiderohet jo fshehje edhe kur të amendohet ligji i konfliktit të interesit ky do të përbëjë problemin më madhor. Për borgjezinë e re në rast se nuk i deklarojnë atëherë do të përpunohet moduli. Moduli do të thotë që ata do ta paguajnë me deklarim apo me anonimat si të duan do të paguajnë punonjësit. Nuk mund të mos kesh ndjenjat njerëzore, ta kesh si pjesëtar të familjes dhe të mos i paguash një kontribut për sigurimet shoqërore minimale.”
Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndryshimin e statusit për punonjësit e policisë të rënë në krye të detyrës.
Ndryshimi do të parashikojë përfitimin e pagesës së punonjësit me uniformë blu të rënë në krye të detyrës nga fëmijët e tij deri në moshën 18 vjeç më pas përfitimin e pensionit të tij nga bashkëshortja.
Kryetari i qeverisë propozoi gjithashtu shpërblimin e anëtarëve të tjerë të policisë të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti.
Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Berisha udhëzoi anëtarët e kabinetit që në vijim të traditës së krijuar vitet e fundit të shmangin fragmentarizmin në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2010…/tvklan.al