Shtatë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League, prodhuan rezultate surprizë.
Juventusi mori një fitore dramatike në transfertë ndaj Leipzig. Bardhezinjtë luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 59-të, pasi Di Gregorio u ndëshkua me të kuq, kur rezultati ishte 1-1.
Gjermanët përfituan nga epërsia numerike dhe kaluan në avantazh me Sesko në minutën e 65-të. Juventusi i surprizoi të gjithë, duke barazuar me Vlahovic në minutën e 68-të, ndërsa në minutën e 82-të, Conceicao përmbysi rezultatin, për t’i dhënë triumfin italianëve. Fitore karakteri për “Zonjën e Vjetër”, që pas dy raundeve numëron 6 pikë.
Real Madrid pësoi humbjen e parë sezonale, pasi u mposht minimalisht nga Lille. Francezët iu falën një goli të David në fund të pjesës së parë me penallti, të fituar nga Zhegrova.
Humbjen e parë sezonale e pësoi edhe Bayern Munich, që u mposht 1-0 në transfertë nga Aston Villa.
Liverpool triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Bologna-s, ndërsa Benfica shkatërroi 4-0 skuadrën e Atletico Madrid. Dinamo Zagreb barazoi 2-2 ndaj Monaco.
REZULTATET:
/tvklan.al