Në 10 shkurt Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro dhe 2 ish-zyrtarëve të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre, me dyshimet se lejuan tjetërsimin e dy pronave në Himarë.

Goro dhe dy ish-zyrtarët do të gjykohen me procedurë të shkurtuar, sipas kërkesës së tyre të cilës i qëndruan edhe në këtë seancë të sotme në themel.

Prokurori Ols Dado nga ana tjetër, lexoi kërkesën për gjykim duke pretenduar nëpërmjet dokumenteve dhe dëshmive, se është dokumentuar përfshirja e tyre në shpërdorim detyre dhe për Goron, edhe mosdeklarimi i pasurisë.

Tv Klan