Gjykata e Tiranës la në qeli pa afat, Eduart Lamin, i arrestuar dy ditë më parë pas kontrolleve që u ushtruan nga policia në funksion të zbardhjes së vrasjes së Lulzim Vishës në Kamëz.

Në disa ambiente në pronësi të Eduart Lamit dhe kushëririt të tij, Ervis Lami, që u shpall në kërkim, u gjetën një automatik me silenciator dhe municion luftarak.

Ndaj tij rëndon akuza për armëmbajtje pa leje.

Nëpërmjet avokatit të tij, Lami kërkoi hetim në një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk u mor parasysh nga gjykata.

Tv Klan