Një emision nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Me pjesëmarrjen e veçantë të Emiliano Lule.
Në natën e gjashtë të “Më shumë dashuri” ndoqët:
Qederimi, i rritur jetim, humbi të dyja këmbët, por ka gjetur një forcë të jashtëzakonshme për të ecur përpara. Përpos gjendjes së tij, bashkëshortja vendosi të largohej sëbashku me vajzën, duke e lënë të vetëm brenda një apartamenti. Qederimi punon si shofer, dhe ndërton karrige me rrota për të gjithë ata që kanë nevojë, por në mënyrë vullnetare, pasi do t’i dhurojë “këmbë” atyre që nuk i kanë.
Këngëtarja Elsa Lila është rikthyer në Shqipëri për musical-in “Moulin Rouge”. Ajo na rrëfeu detaje nga karriera e saj e suksesshme, nga provat e shfaqjes dhe si ndihet këtë herë edhe në rolin e aktores. Atë e pritën shumë dhurata në studion e “Më shumë dashuri”.