Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që disa rregulla të FIFA-s për transferimet e futbollistëve mund të bien ndesh me legjislacionin e Bashkimit Evropian në lidhje me konkurrencën dhe lirinë e lëvizjes. Vendimi i Gjykatës erdhi pasi ish-futbollisti francez Lassana Diarra sfidoi ligjërisht rregullat e FIFA-s pas një mosmarrëveshjeje me Lokomotiv Moskën që daton një dekadë më parë.
Veprim që rrezikon të revolucionarizojë të ardhmen e merkatos duke njohur në thelb mundësinë që një lojtar të largohet nga një klub pavarësisht nga kohëzgjatja e kontratës së tij. Një veprim që shkaktoi një betejë të ashpër ligjore. Nga njëra anë, Lokomotiv Moska ka aplikuar në dhomën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të FIFA-s për të marrë dëmshpërblim, nga ana tjetër lojtari ka kërkuar pagesën e pagave të papaguara.
Një proces gjyqësor i cili në vitin 2016 vendosi në favor të klubit rus. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi që Lokomotiv Moska e ndërpreu kontratën e Diarrës “me arsye të drejtë” dhe lojtari u urdhërua të paguante 10.5 milionë Euro . Pasi pretendoi se kërkimi i tij për një klub të ri u pengua nga rregullat e FIFA-s, të cilat përcaktojnë se çdo klub i ri do të ishte bashkërisht përgjegjës me të për pagesën e kompensimit ndaj Lokomotiv, Diarra nuk u dorëzua dhe iu drejtua Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
Klan News