Milani ka siguruar një përforcim të rëndësishëm për prapavijën. Emerson Royal, mund të quhet lojtari më i ri i kuqezinjve.

Braziliani ka mbërritur në Itali, ku do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me skuadrën e tij të re.

25 vjeçari do të firmosë me Milanin kontratën për katër sezonet e ardhshme, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit.

Mbrojtësi i djathtë do i kushtojë arkave të italianëve 15 milionë euro, plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh që do të shkojnë për Tottenham.

Me afrimin e Emerson Royal, trajneri Fonseca shton konkurrencën në skuadër për krahun e djathtë, aty ku në sezonin e fundit kishin shumë probleme. /tvklan.al