Prrenjasi në Librazhd është krijuar vetëm prej minierës e cila prej 8 vitesh nuk funksionon. 1800 minatorë janë në rrugë. Ditët e fundit mes këtyre rrënojave ka lindur një fije shprese. Një firmë australiane që merret me përpunimin e mineraleve, ka analizuar kampionet e hekur-nikelit të Prrenjasit dhe kanë dalë në përfundimin se ato kanë parametra të shkëlqyera.

Në këtë mënyrë pritet që të fillojë nxjerrja e 150 mijë tonëve në vit. Nëse punët do të shkojnë mirë, prodhimi edhe mund të trefishohet pasi e gjithë zona ka mineral me cilësinë e kërkuar nga firma australiane. Të parët që kanë mundur të fillojnë punë, janë vetëm rojet ndërsa të tjerët duhet të presin fillimin e prodhimit. Si fillim do të merren vetëm 500 minatorë që i bie diçka më pak se 30% e të papunëve të kryeqytetit./tvklan.al