Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, mori pjesë në sesionin e 35-të të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike. Kryefjala e këtij takimi ishte procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Lulzim Basha: “Dy janë momentet kryesore të pjesëmarrjes dhe të suksesit të pjesëmarrjes tonë këtu. Së pari deklarata e samitit përfshin një paragraf ku i bëhet thirrje vendeve anëtare të solidarizohen me pavarësinë e shpallur, Kuvendi i Kosovës, dhe së dyti në mbi 32 takime dypalëshe kemi arritur të marrim mbështetje nga vendet anëtare për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”.

Basha kërkoi nga vendet anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën të veprojnë sa më shpejt në këtë drejtim, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj janë gati për një partneritet të plotë me komunitetin ndërkombëtarë.

Kosova dhe njohja e pavarësisë së saj ishin temat kryesore të takimeve që ministri Basha pati me ministrat e jashtëm të Pakistanit, Arabisë Saudite, Indonezisë, vendit pritës Ugandës, Egjiptit e tjerë./tvklan.al

Gazetari: Edian Gjoni