Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hasai shkruan se e nisi vizitën me një takim të shkëlqyer me kryeministrin Andrej Plenkovic.
Më tej, Hasani thotë se ka shprehur mirënjohjen për marrëdhëniet e shkëlqyera mes 2 vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian. Ministri e mbyll postimin duke shkruar se qeveria shqiptare pret bashkëpunim me atë kroate në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të përbashkët.
“E fillova vizitën time zyrtare në Kroaci me një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Andrej Plenković. Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian. Ne presim bashkëpunimin me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkruan ministri Hasani.
/tvklan.al