Shqipëria do të vazhdojë të njohë rritje në sektorin e turizmit pavarësisht se projektimet për rajonin flasin për një rënie të aktivitetit turistik për këtë vit. Ministri i Turizmit, Ardian Turku, gjatë një interviste për televizionin Klan tha se ky sektor do të ecë paralelisht me rritjen ekonomike të vendit.

Ardian Turku: “Turizmi rajonal në Europë po dhe në botë pritet që të ketë një ulje sipas parashikimeve 15 deri në 20-30%. Megjithatë parashikimet tona janë optimiste, nuk është mirë që të jemi optimist thjeshtë dhe vetëm nga ideja që Shqipëria, është në periferi të krizës ekonomike. Përderisa do kemi rritje ekonomike, pse mos të mendojmë që kjo rritje ekonomike do të vij dhe nga rritja e turizmit”.

Ministri i turizmit, thekson se përmirësimi i infrastrukturës rrugore e sidomos hapja e autostradës që na lidh me Kosovën do të shtoj ndjeshëm flukset turistike mes të dy vendeve.

Ardian Turku: “32% e turistëve të huaj vijnë nga Kosova. Çka ndodhur? po shkon drejt përfundimit rruga Durrës-Kukës. Kosovarët me zor po e presin përfundimin e kësaj rruge. Përfundimi i kësaj rruge do të bëj të mundur që jo vetëm të vijnë për turizëm familjarë, por tashmë nga Kosova mund të vihet edhe për një vizitë ditore deri në Durrës dhe të kthehen brenda ditës. I bëj thirrje turistëve shqiptar që preferojnë malin, që preferojnë natyrën, që preferojnë kunilarinë është shumë më tepër sesa deri më sot me përfundimin e rrugës Durrës-Kukës të orientohen drejt Kosovës, të ndikojmë edhe në zhvillimin e ekonomive të dy vendeve tona”.

Turistët numri i të cilëve vetëm gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti u rrit me 7% nuk duket se janë të rastësishëm. Ministri i turizmit, pohon se fushatat promocionale pas CNN, Euro Neës-it dhe panaireve turistike në Berlin e në Prishtinë do të vijojnë me spote reklamuese në mediat vizive në Shqipëri dhe në vendet e rajonit.

Ardian Turku: “Spoti në Euro News tashëm është dhënë i ka mbaruar puntat e veta le të themi. Po përfundon spoti rajonal, i cili do të jepet në Shqipëri për pushuesin e brendshëm, do të jepet në Mal të Zi, në Kosovë dhe në Maqedoni. E veçanta nga viti i kaluar është se kohëzgjatja e shfaqjes së këtyre spoteve do të jetë jo më 5 ditore apo 6 ditore, po do të jetë disa javore në Shqipëri do të jetë 1 muaj e gjysmë”.

Kreu i turizmit shqiptarë thotë se në funksion të turistëve, aktualisht numërohen mëse 25 mijë shtretër hotelier dhe numri i tyre do të vijojë të rritet fal dhe interesit të madh të investitorëve të huaj për ngritjen e fshatrave turistik jo vetëm në bregdet por edhe në zonat malore të vendit./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro