Vera është pranë dhe disa prej yjeve në perëndim të futbollit europian janë gati që t’i bashkohet Lionel Mesit në MLS.
Serxho Ramos po përgatitet për një kapitull të ri në karrierën tij. Shpesh herë emri i tij është i lidhur me Inter Majemin, por tani duket se ka nisur bisedimet me San Diego FC. Mbrojtësi nga Sevija konsiderohet si ideal për klubet të cilat kanë në radhët e tyre tifozë me origjinë latine.
Por Ramos nuk është i vetmi që i është premtuar San Diegos. Hirving Lozano po mendon që të largohet nga Europa dhe nëse vendos që të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i bashkohet ekipit. Për yllin meksikan rikthimi në vendlindje është një opsion. P
as triumfit në kampionatin holandez ka thënë se nëse do të kthehej në Meksikë do të luante vetëm për ekipin e Paçukës.
Do të ishte një surprizë e madhe nëse Kevin de Bryjne do të shkonte këtë verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shoku I tij I skuadrës Kristian Benteke aktivizohet për D.C. United dhe shpesh herë ka thënë se do të ishte ideal për Hollywood. Ekipet e Los Anxhelos do të ishin të gatshëm të merrnin yllin belg.
Ylli i Borusias Marko Rojs po përgatitet që të largohet nga Europa dhe flitet se do t’i bashkohet ekipit të St.Louis City SC. Në garë për shërbimet e tij është edhe Inter Majemi, por St.Louis është vendi ideal për një gjerman.
Klan News