Humbja në ndeshjen e parë të sezonit, solli thashethemet se Jose Mourinho mund të largohet nga Manchester dhe se klubi po nis bisedimet me Zinedine Zidane. Mediat britanike gjithsesi citojnë gazetarë të besueshëm se një skenar i tillë nuk do të ndodhë. Sipas burimeve brenda klubit, Zidane as është një listën e trajnerëve të dëshiruar edhe pse ka fituar Champions League 3 herë radhazi.

Madje në Angli thuhet se shefi ekzekutiv Ed Woodward është i lumtur me Mourinhon dhe se po e mbështet në mënyrë që portugezi t’i çojë gjërat në drejtimin e duhur dhe United të rikthehet fuqishëm në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në muajin Janar, Mourinho rinovoi kontratën me Manchester që do ta mbajë atë në drejtim të ekipit deri në 2021. Gjithsesi fakti që e ardhmja e tij po diskutohet pas vetëm një humbjeje, është një shenjë për t’u shqetësuar.

Tv Klan