Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Afati i fundit i vendosur nga qeveria për përfundimin e punimeve në segmentin rrugor Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të 8-të, ku punon firma greko-italiane Safa është muaji Prill. Problemet dhe punët janë mjaft të mëdha. Pavarësisht se këto ditë është ndërruar edhe stafi që merrej me këto punime, ndryshime dhe përmirësime nuk ka.

Problemi kryesor i këtyre ditëve, ka qenë çarja e asfaltit në mbikalimin e këtij segmenti të Korridorit të 8-të. Sipas specialistëve, të rrugës që punojnë pranë firmës Safa, këto çarje do të riparohen shumë shpejt, për të dorëzuar në kohë, veprën më të madhe në rrugët shqiptare./tvklan.al