Napoli mori një fitore shumë të rëndësishme, pasi mposhti minimalisht në shtëpi Venezian.
Një gol i Raspadorit pak minuta para fundit, i dha 3 pikët skuadrës së Antonio Conte-s, e cila vuajti jo pak në këtë përballje.
Në pjesën e parë Napoli shpërdoroi një penallti, me gjuajtjen e Lukakut që u ndal nga portieri Stankovic.
Me këtë sukses, Napoli mban vendin e dytë në Serie A me 41 pikë, po aq sa edhe Atalanta kryesuese, por bergamaskët kanë golavarazh më të mirë.
Më herët, Udinese barazoi 2-2 ndaj Torinos, në një përballje spektakolare. /tvklan.al