Prurjet e shumta nga shiu i dendur kanë shkaktuar episode të pakëndshme në Lojërat Olimpike të Parisit. Lumi Sena është ndotur dhe për këtë shkak, organizatorët morën vendimin për të shtyrë sesionin stërvitor të garës së triathlonit.
Pavarësisht investimit prej 1.4 miliardë eurosh, për të përmirësuar infrastrukturën e re të ujërave të zeza dhe për të ulur nivelin e ndotjes, Federata Ndërkombëtare nuk ofroi garanci të mjaftueshme për të lejuar mbajtjen e garës.
Gjithsesi, organizatorët parashikojnë përmirësimin e kohës dhe rritje të temperaturave, me cilësinë e ujit që do përmirësohet. Gara e triathlonit do të mbahen të martën me garën e meshkujve. Disiplina e triatlonit korrespondon me garë të përfshirë notin, çiklizmin dhe vrapimin.
Klan News