Disa ndryshime të thjeshta që mund të bëni në mëngjes, mund të ndihmojnë që gjendja juaj të përmirësohet dhe të rrisni nivelin e lumturisë suaj të përgjithshme.
Sipas shkencës, ka disa mënyra që mund ta përmirësoni drejtpërdrejt qëndrimin tuaj dhe të ndryshoni rutinën tuaj të mëngjesit.
Nëse doni që të filloni çdo ditë pa stres, pozitivisht dhe me më shumë njohuri ju mund të provoni këtë rutinë 27-minutëshe dhe të transformoni jetën tuaj.
Bëni ushtrime të frymëmarrjes për të ulur nivelet e stresit (5 minuta)
Kur të zgjoheni duhet të siguroheni që e filloni ditën pa strese, pasi stresi është kontribuesi i kryesor i problemeve të shëndetit mendor dhe fizik.
Për të ulur nivelet e stresit, e gjitha çfarë duhet të bëni janë disa ushtrime të frymëmarrjes në 5 minuta. Një frymëmarrje e thellë, në pamje të parë nuk duket se ul nivelin e stresit, por sipas Emma Seppälä, drejtoreshë e shkencës në Universitetit e Stanfordit, kjo gjë është e mundur.
Sipas Seppälä, studimet kanë zbuluar se emocionet e ndryshme janë të lidhura me forma të ndryshme të frymëmarrjes, domethënë ne mund të ndikojmë në emocionet tona duke ndryshuar mënyrën si marrim frymë.
Duke përdorur pesë minuta për të praktikuar teknikat e frymëmarrjes, mund të ulni nivelet e kortizolit të hormoneve të stresit dhe ta përmirësoni automatikisht gjendjen tuaj.
Shkruani në një fletore gjërat për të cilat jeni mirënjohës (2 minuta)
Pasi të bëni hapin e parë, duhet të shpenzoni dy minuta në mëngjes për të shkruar tre gjëra për të cilat ju jeni mirënjohës në jetë. Duke u përqëndruar disa momente në gjërat që jeni mirënjohës në jetë, truri juaj mëson të shohë anën pozitive të gjërave, siç thotë edhe Shawn Akor, një psikolog amerikan.
Sipas Anchor, teknika të tilla si kjo mundësojnë “riprogramimin e trurit tonë për t’u bërë më pozitiv, e cila mund të përmirësojë performancën tonë dhe të maksimizojë potencialin “.
Mësoni diçka të re (20 minuta)
Së fundmi përfundoni ritualin tuaj të përditshëm duke shpenzuar 20 minuta për të mësuar diçka të re, nëpërmjet leximit ose duke biseduar me dikë tjetër.
Në 20 minuta kohë, ju mund të zgjeroni njohuritë tuaja, gjë që është e rëndësishme për rritjen tuaj si individ.
Duke e kryer këtë herët në mëngjes, kjo do të thotë se dita fillon me investimin në vetvete, gjë që do të rrisë edhe nivelin tuaj të lumturisë.
Me vetëm 27 minuta në ditë, do të ndikoni pozitivisht në çdo aspekt të jetës suaj dhe të siguroheni se një gjendje e keqe emocionale nuk do të zgjasë gjatë gjithë ditës.
/tvklan.al