Dymbëdhjetë dhjetori është konsideruar si aksion për pastrimin e kryeqytetit nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Teksa gjendej në diskutimin e radhës për buxhetin me banorë të njësisë 11, ai bëri të ditur se kompania “Eco Tirana” do të nis punën në këtë ditë.
Për këtë njësi, Veliaj premtoi trefishim të buxhetit duke e çuar në 350 milionë lekë totalin e investimeve.
Në 2017 në Laprakë do të ndërtohen edhe 3 shkolla të reja, dy të arsimit 9-vjeçar dhe një gjimnaz.
Një teatër dhe kinema është një ndër projektet madhore të kësaj zone, e cila mendohet të jetë edhe një nga poli-qendrat me planin e ri urbanistik./ TV KLAN