Mijëra emigrantë nga vendet e Amerikës Qëndrore kanë mbetur të bllokuar në Meksikë, pasi autoritetet kanë mbyllur kufirin me SHBA-në.

Ata po përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe aktualisht karvani i tyre ndodhet në qytetin Tapachula, 37 kilometra nga kufiri jugor i Meksikës me Guatemalën.

Autoritetet meksikane më parë u përpoqën që t’i ndalonin në një urë në kufi. Mirëpo, disa prej tyre arritën të hynin në Meksikë në mënyrë të paligjshme me anije.

Jemi të djegur nga dielli, por kemi ardhur deri këtu. Forca jonë është më e madhe se kërcënimet e Trump”

, tha një emigrant për agjencinë e lajmeve AFP.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të dërgojë ushtrinë në kufi me Meksikën, nëse kjo e fundit nuk ndalon kalimin e emigrantëve ilegalë që vijnë nga vendet e tjera të Amerikës Qëndrore.

/tvklan.al