Rasti i  mjekut Dervish Hasi që shfrytëzonte seksualisht 16-vjeçaren është denonuar nga prindërit e vajzës pas 2 vitesh. Në diskutimin për të në “Rudina” në Tv Klan, një prej pyetjeve është se pse ata kanë pritur kaq gjatë dhe kanë vazhduar të shohin vajzën e tyre të shfrytëzohet nga Hasi.

Sipas gazetares Glidona Daci, problemi nis me konceptimin i cili sipas saj, nuk ka ndryshuar edhe kur e krahason me periudhën kur kryente arsimin fillor apo të mesëm.

Glidona Daci: Në klasë të nëntë i kam pasur 70% të vajzave të fejuara. Kur kam shkuar në gjimnaz, po ashtu gjysma e vajzave të klasës po ashtu kanë qenë të fejuara. Ideja është e tillë “unë këtë fëmijë do ta pres derisa të rritet”.

Rudina Magjistari: Çfarë bëhet me ato vajza, vazhdojnë akoma?

Glidona Daci: Të gjitha të martuara, të gjitha me fëmijë, i kanë fëmijët nga 10-12 vjeç diçka e tillë, në mos edhe më të mëdhenj. Problemi nis te familja. “Unë dua ta fejoj thoshte ai që më mirë ta dijë se kë ka burrë” se kjo është ideja me të cilën nisen prindërit sot dhe po të vazhdosh të bësh diskutime, unë që kam vajtur 30 vjeç dhe s’kam një burrë sipas njerëzve nga të cilët unë vij apo zonës nga vij, jam një vajzë që paragjykohem.

Babai im për shembull ka pasur një tjetër lloj politike me mua, ma kishte vënë kusht që “deri kur të mbarosh universitetin unë nuk të pranoj absolutisht asnjë lloj marrëdhënieje tjetër, ti mund të bësh çfarë të duash por unë si prind nuk ta pranoj” ndërkohë që babit tim në atë kohë pjesa më e madhe e shoqërisë i thoshin që “shiko se duhet ta fejosh vajzën tani, vajza shkoi në gjimaz” dhe kjo është ideja dhe koncepti me të cilin ecin sot. Ti po të mos tregosh kush je, mjafton të shkosh nëpër gjimnazet e kryeqytetit në periferi, nuk po them të shkosh nëpër qytete më të vogla, por edhe në gjimnaze në kryeqytet, në zonat periferike, edhe në klasat e nënta ti do të gjesh vajza që kanë një unazë në dorë dhe që janë të fejuara./tvklan.al