Mbrëmjen e sotme e gjithë vëmendja e botës së sportit do zhvendoset në Francë. Në një ceremoni madhështore në Paris do të shpërblehet lojtari më i mirë për sezonin 2023-2024.

Ky do të jetë edicioni i 68-të i ndarjes së çmimeve dhe këtë vit themeluesit e “France Football” janë bashkuar me UEFA-n për një ngjarje që feston më të mirët në lojë bazuar në performancat gjatë sezonit, nga 1 Gushti 2023 deri më 31 Korrik 2024.

Vinicius Junior i Real Madrid është favorit për trofeun, teksa pas tij Rodri dhe Bellingham. Përpos “Topit të Artë” do të akoordohet ‘Trofeu Kopa’ (lojtari më i mirë nën 21 vjeç), ‘Trofeu Yachine’ (portieri më i mirë), ‘Çmimi Socrates’ (për një lojtar të përfshirë në projekte sociale dhe bamirësie), ‘Trofeu Gerd Müller’ (shënuesi më i mirë i sezonit) dhe më pas trofetë për trajnerin dhe skuadrën më të mirë të vitit.

Klan News