Besimtarë ortodoksë shqiptarë, por edhe nga vendet e rajonit u bënë bashkë në Elbasan. Të gjithë u lutën për sa më shumë shëndet dhe mbarësi ndërsa u kremtua festa e Shën Joan Vladimirit. Festimet u kryen në manastirin e tij që është kthyer në një vend pelegrinazhi.
“Vij në këtë fshat prej 10 vitesh. Më pëlqen shumë ky vend. Lutem këtu dhe shijoj edhe festimet.”
“Ne e duam shumë shenjtin tonë. Ai ka bashkuar popujt dhe ka ndarë besimin me njerëzit.”
Kleri malazez vlerëson shenjtin Joan Vladimiri.
“Shën Joan Vladimiri ka lindur në trojet tona. Ne e duam për sakrificën dhe dashurinë ndaj Krishtit dhe njerëzve.”
Me këtë rast u hap edhe një ekspozitë.
“Kemi hapur një ekspozitë me fototgrafi të ikonave të rralla murale të shenjtit tonë të dashur që janë gjetur në të gjithë rajonin e Ballkanit, që nga Sllovenia e Kroacia, në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe deri në malin e shenjtë në jug.”
Në këtë fshat vijnë çdo vit besimtarë të shumtë dhe festa është kthyer në një traditë.
Klan News