Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore ndaj gjyqtarit pranë Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai.

Sipas raporteve të ILDKPI-së  konstatohet se Abdullai nuk ka fshehur pasurinë dhe se deklarimi i tij është në përputhje me ligjin. Por KPK-ja pretendon të kundërtën, duke thënë se deklarimi i gjyqtarit Abdullai nuk është i saktë.

Në sitën e Vettingut në 21 Qershor kaloi edhe gjyqtari Ilir Toska, për të cilin Partia Demokratike, tha se kandidati i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën dhe duhet shkarkuar nga organet e Vettingut.

Sipas opozitës, në dosjen e Vettingut rezulton se  Shishi u kishte dërguar autoriteteve më të larta shtetërore  një material audiviziv, ku provohej se gjyqtari Toska në atë kohë kryeinspektor në KLD ka marrë para me ndërmjetësimin e një punonjësi të Ministrisë së Brendshme,  që ai të mos i jepte masë disiplinore një gjyqtari të korruptuar.

Tv Klan