Dyshime për neglizhencë në mjekimin e ish-futbollistit
Prokurorët në Argjentinë po hetojnë doktorin e Diego Armando Maradonës për neglizhencë në mjekimin e legjendës së futbollit, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë. Policia në Buenos Aires ka bastisur shtëpinë dhe klinikën private të mjekut, në përpjekje për të gjetur nëse trajtimi i Maradonës nuk ka qenë i plotë pas operacionit.
60-vjeçari ndërroi jetë nga një infarkti në zemër, gjatë kohës që po rikuperohej nga operacioni. Kanë qenë vajzat e Maradonës që kanë kërkuar detaje nga trajtimi i tij. Operacioni në tru ishte i suksesshëm gjatë muajit Nëntor, për shkak të varësisë nga alkooli.
Mjeku Leopold Luke ka theksuar se është gati të bashkëpunojë me autoritetet dhe se ai ka bërë më të mirën për Maradonën, deri në ditën e fundit. Kontrollet u urdhëruan nga prokuroria, që kërkon të dijë se në çfarë mënyre e mbajti nën kontroll Maradonën mjeku i tij.
Tv Klan