Një nënë e dy fëmijëve ndërroi jetë vetëm dy ditë pasi u shtrua në spital e sëmurë me grip.  

Lisa Cheshire, 44 vjeç, vdiq në Ditën e Shën Valentinit, pasi organet nuk i funksiononin më si pasojë e pneumonisë.

Sipas

Daily Mail

Cheshire kishtë kaluar javën duke u ankuar për simptoma të gripit, si edhe për dhimbje koke dhe kollë kështu që kishte marrë disa ditë pushim në punë.

Partneri i saj prej 19 vitesh, Stephen Smith, tha se Lisa si çdo njeri tjetër i prekur nga gripi, qëndroi në shtrat, mori paracetamol dhe ilaçe për kollën.

Megjithatë, pasi gjendja e saj u përkeqësua, ai tha se e çuan të mjekët të cilët e shtruan menjëherë në spital.

Megjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve, ditën e mërkurë më 14 shkurt, vetëm dy ditë pasi u pranua në spital, bashkëshortit të Lisës iu tha se gruaja e tij nuk kishte shpresa për të jetuar.

Babai i dy fëmijëve, i cili tashmë është i vetmi prind për vajzën e tij 11 vjeçare Mollie dhe djalin Luke, tha se ai do të donte të dinte më përpara se çfarë sëmundje kishte pasur Lisa.

Stephen tha se njerëzit duhet të jenë vigjilentë ndaj simptomave të tyre dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore kur ndihen të sëmurë./tvklan.al