Ylli i serialit “House of Cards” Kevin Spacey, ka pranuar publikisht me anë të një postimi në profilin e tij Twitter se është homoseksual, pasi për vite të tëra kishte refuzuar të fliste për orientimin e tij seksual.
Deklarata e tij u bë pasi Anthony Rapp, aktori i “Star Trek Discovery”, e akuzoi se e kishte ngacmuar seksualisht në vitin 1986. Në atë kohë Rapp ishte 14 vjec ndërsa Spacey 26 vjeç. Aktori, fitues i çmimit Oskar kërkoi falje publikisht për sjelljen e tij të neveritshme.