Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u pasua me një sërë reagimesh nga publiku dhe vajzat konkurrente, pas eliminimit të Kleas dhe Julit.

Dy vajzat nuk morën trëndafil nga Saimiri dhe u larguan nga skena mes lotësh, teksa preferuan të mos japin asnjë koment për përfundimin e rrugëtimit të tyre në këtë ‘reality dating show’.

Ndërkohë, dy bukuroshet rrëfyen për programin e përditshëm “Daily Love Story”, emocionet, ndjesitë dhe gjithçka që nuk mundën të thonë në momentin kur ishin live në skenë.

Juli u shpreh se ishte pak e mërzitur që nuk mundi të kishte asnjë takim me Saimirin, por theksoi se eksperinca në “Love Story” ishte si një shkollë e dytë për të, nga e cila ka mësuar shumë gjëra.

Nga ana tjetër, ish-konkurrentja Klea, “shpërtheu” me një mesazh në rrjete sociale, vetëm disa orë pas eliminimit, ku shkruante se i është bërë një padrejtësi në spektakël.

Detajet për këtë reagim të saj, 24-vjeçarja i dha në një intervistë ekskluzive për “Daily Love Story”, ku tregoi se ajo kishte zhvilluar një takim të shkurtër me Saimirin, por ky takim nuk ishte transmetuar live, për shkak të një problemi me mikrofonin.

Por nuk përfundon këtu. Zemërimi i Kleas lidhej edhe me një gjest të opinionistit Robert Aliaj, që sipas saj, e kishte tallur në momentin që ajo u përlot në skenë.

Klea tregoi se kishte marrë një mesazh nga Roberti më pas, ku ai e ftonte për kafe, takim të cilin ajo thotë se e ka refuzuar.

Gjithashtu, Saimiri i kishte shkruar Kleas pas natës së spektaklit, ku i kërkonte të mbeteshin miq, gjë që ajo tha se e pa të paarsyeshme për të vazhduar një miqësi me të.

Lajmi i plotë i reagimit të Kleas dhe Julit

Ish-konkurrentja Klea Shkurti ka folur për herë të parë pas eliminimit nga spektakli “Love Story” në TV Klan, teksa ka rrëfyer gjithçka që nuk mundi të thoshte në natën e dytë të këtij show.

Në një interviste ekskluzive për programin “Daily Love Story”, 24-vjeçarja është shprehur se lotët nuk ishin për Saimirin, por për një “padrejtësi” që ajo mendonte se i ishte bërë nga produksioni.

“Isha shumë e përlotur, dëgjoja vetëm rrahjet e zemrës dhe nuk e kisha mendjen në asnjë vend tjetër pasi në asnjë moment nuk e mendoja eliminimin tim që ishte atë natë. Unë gjatë gjithë kohës kam menduar se ishte ndikimi i produksionit, por pas takimit që bëra me Verën ajo më tha që ka qenë vetëm mendimi i Saimirit. Unë isha te pesëshja e tij e preferuar dhe nuk e di pse e ka marrë këtë vendim dhe akoma nuk e kam pyetur”, ka thënë Klea.

Më tej ajo ka treguar se ka një hatërmbetje me opinionistin e spektaklit, Rober Aliajn, për të cilin shprehet se e “talli” në momentin kur ajo po qante.

Klea shprehet se Roberti e ka ftuar më pas për kafe, por ajo nuk ka pranuar.

“Nuk kisha guxim as të flisja. Kur ika në shtëpi mendoja sikur t’i kisha thënë këtë apo atë, por në ato momente nuk mund të thoja asgjë se isha e tensionuar. Kisha fjalë për të gjithë, si për Robertin që bëri atë ironinë.

Ai më shkruajti dhe më ftoi për kafe por unë nuk e pranova pasi në momentin që një person të injoron ose të imiton me atë sjellje, i thashë se t’i bën më mirë për aktor se sa në këtë rol ku të kanë vendosur.

Por që, bota është e rrumbullakët. Përgjigja e tij ishte për ta kaluar pak me shaka, por që nuk kam koment për këtë. Nuk e di. Meritonte fjalë dhe gjest tjetër nga unë pasi unë të flisja të fikej mikrofoni, por që në ato momente isha shumë e hutuar”, ka deklaruar Klea./tvklan.al