Presidenti Rus, Boris Jelçin ka shkarkuar sot nga detyra e Kryeministrit Sergej Stepashin duke emëruar në vend të tij Vladimir Putin. Deri tani ai mbante postin e Drejtorit të Shërbimit Federal të Sigurimit, ekuivalenten e FBI-së Amerikane. Ajo që nuk i ka habitur rusët në këtë rast është përsëritja pikë për pikë e skenarit të dy viteve të fundit për ndryshimin radhazi të katër kryeministrave të tyre.

Shkarkimi i Stepashinit bëhet në një kohë kur në Republikën e Dakistanit prej ditësh po zhvillohen luftime të ashpra mes ushtrisë së rrënuar ruse dhe një grupi terrorist islamik. Deri tani numërohen mbi 40 të vrarë e qindra të plagosur nga të dyja palët. Presidenti Jelcin ka deklaruar sot se Kryeministri Putin është i zgjedhuri i tij për në postin e rëndësishëm. Votën përfundimtare për të do ta japë Duma./tvklan.al