Uzina e ferrokromit ne Elbasan ka nisur te funksionoje përsëri. Ndezja e furrave të saj e rikthen përsëri Shqipërinë në tregjet ndërkombëtare, pas një ndërprerjeje disa-mujore që u shkaktua nga kriza ekonomike botërore dhe nga ulja e çmimit të metaleve.
Uzina e ferrokromit do të prodhojë rreth 3 mijë tonë ferrokrom në muaj, gjysma nga të cilat do të jenë me karbon të ulët, një lëndë mjaft e kërkuar në tregjet ndërkombëtare.
Alfred Vangjeli: “Teknologjia që do të përdoret në këtë furrë është një teknologji e re, e cila është e re jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe për këtë arsye me futjen e ferrokromit me karbon të ulët do të jemi nga vendet e pakta, të cilët do të jenë të aftë të prodhojnë dhe të eksportojnë këtë produkt që shpresoj do të na ndihmojë më pas në gjetjen e tregut për shitje dhe në përmirësimin e treguesve ekonomikë të kompanisë”.
Ndërkohë një vëmendje e madhe i është kushtuar rritjes se masave te sigurisë ne pune dhe mbrojtjes se mjedisit.
Megjithëse është industri e rende qe mbart rreziqe, ferrokromi ne Elbasan nuk ka shënuar raste te dëmtimit te punëtoreve, gjithashtu prej disa kohesh ka vendosur dhe sistemin e filtrave te ajrit për mbrojtjen e mjedisit./tvklan.al