Qëllimi i Shqipërisë është të përqafojë ato standarde të sigurisë me standardet e Bashkimit Evropian dhe të koordinojë veprimtarinë në shërbim të forcimit të sigurisë rajonale dhe evropiane në tërësi. Këto janë fjalët publike të ministrit të Brendshëm Bujar Nishani gjatë konferencës për shtyp në ministrinë e Brendshme të Austrisë.
Takimi në Vjenë të Austrisë ishte i pari i këtij lloji mes komitetit të ministrave mes komitetit të ministrave për konventën mbi bashkëpunimin policor për Evropën Juglindore, i thirrur nga Shqipëria në cilësinë e vendit depozitues të kësaj konvente. Çështjet kryesore të trajtuara në këtë konferencë ishin lufta kundër terrorizmit dhe kriminalitetit, siguria e kufijve, përmirësimi i cilësisë së dokumenteve të identifikimit dhe thellimi i dialogut ndërkulturor.
Një tjetër kërkesë e ministrit Nishani është dhe ngritja e pikave kombëtare të kontaktit si dhe nënshkrimi i një marrëveshje për patrullime të përbashkëta m e vendet fqinje dhe ngritja e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Konventa për bashkëpunim Policor me Evropën Juglindore është depozituar në 5 maj të vitit 2005 dhe pas ratifikimit nga të gjitha vendet ka hyrë në fuqi që nga 12 korriku i këtij viti./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani