Një zotëri në Vlorë ndodhet në një dilemë të madhe. Sipas shpjegimit të Albit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai ka tradhtuar për herë të parë bashkëshorten e tij, por po e bren ndërgjegjja. Ai dëshiron t’ia thotë bashkëshortes, por nga ana tjetër ka frikë nga reagimi i saj.
Albi: Kemi një zotëri, është në një hall shumë të madh dhe vetë ne nuk dimë çfarë zgjidhjeje t’i japim.
Aldo: Çfarë halli ke?
Albi: Zotëria i shkretë ka bërë një tradhti të vogël ndaj bashkëshortes së tij, ishte hera e parë për të por ngaqë është shumëi drejtë i shkreti kërkon që të ndihet më i lehtësuar, do që t’ia thotë bashkëshortes së tij duke i kërkuar edhe falje. Është në një situatë që po t’ia thotë ka frikë se mos ajo e lë,e ndan dhe s’di si do ta marrë këtë, është në një dilemë që nuk di se çfarë të bëjë.
Aldo: I keni folur ju?
Albi: I kemi thënë që nëse e ke bërë një herë mos ia thuaj, vazhdo…
Aldo: Por ndërgjegjja nuk e lë.
Albi: Por ajo ndërgjegjja nuk e lë./tvklan.al