Reperi i njohur, Noizy përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se ka gati për publikun projektin e ri muzikor.

Kënga e re pritet të jetë një bashkëpunim me dy artistë të huaj dhe Noizy paralajmëron se do t’i vërë flakën rrjetit këtë fundjavë.

Produksioni i ri muzikor do mbajë titullin “All Dem Talk” dhe fansat mezi po e presin.

Të premten ora 00:00 shkatërrohet Interneti, mbajeni mend”, shkruan reperi bashkëngjitur postimit të tij./tvklan.al