Ndeshja e javës së 11 e Kategorisë së Parë mes Besës dhe Flamurtarit e luajtur në “Arena Egantia” u mbyll në barazim.

Sfida ishte e luftuar mes të dyja skuadrave, por nuk prodhoi gola. Fillimi nisi vrullshëm për Flamuratin që rrezikoi me Oshafin.

Tentativa e parë në portë nga Besa erdhi në të 24 me Kanu. 1 minutë më pas, Ememes iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll me kavajasit më kërcënues. Në të 65’, Kanu humbi një mundësi të mirë për verdhezinjtë përballë portierit Kaloshi.

5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Trashi u ndëshkua me karton të kuq dhe la vlonjatët me 10 lojtarë. Në shtesë, Alla pati shansin të shënonte rrjetën e fitores për vlonjatët.

Pas 11 javësh, Flamurtari kryeson renditjen me pikë, po aq sa edhe Vora, ndërsa kavajasit pozicionohen në vend të tretë me 25 pikë.

Klan News