Milani po bën një mini-revolucion në këtë merkato dimri. Kuqezinjtë kanë bërë ndryshime të shumta, kryesisht në repartin e sulmit.

Alvaro Morata është transferuar te Galatasaray dhe vendin e tij do e marrë Santiago Gimenez. Feyenoord ka pranuar ofertën e fundit të Milanit dhe lojtari ka planifikuar udhëtimin drejt Italisë për vizitat mjekësore.

Në arkat e holandezëve do të shkojnë 40 milionë Euro, ndërsa sulmuesi meksikan do i nënshtrohet të Dielën vizitave mjekësore.

Thuajse i larguar nga kuqezinjtë është edhe Francesco Camarda, i cili do të luajë i huazuar te Monza. Raportohet se synimi i radhës i Milanit për sulmit është Joao Felix. Italianët do të synojnë ta afrojnë portugezit në formën e huazimit nga Chelsea.

Dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për lëvizjet e Milanit, që pritet të ketë ndryshime edhe në mbrojtje. /tvklan.al