Një raport i fundit i publikuar nga OKB thotë se më shumë se 10 mijë gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës. Agjencia e OKB-së shton në raportin e saj se ndërsa lufta ka arritur kufirin gjashtëmujor, vazhdon të jetë një luftë kundër grave.

Bazuar në këto burime, nga 10 mijë gra të vrara, 6 mijë prej tyre kanë lënë pas rreth 19 fëmijë jetimë. Raporti thotë se disa nga ato që kanë mbijetuar janë zhvendosur, disa kanë mbetur të veja e të tjera janë përballur me urinë.

Dokumenti shton se më shumë se 1 milionë gra dhe vajza në Gaza pothuajse nuk kanë ushqim fare, nuk kanë ujë, tualete apo jastëkë, duke jetuar mes kushteve më çnjerëzore. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se më shumë se 33,843 palestinezë janë vrarë që nga Tetori./tvklan.al