Te Juventusi kanë një ëndërr për merkaton e verës, që quhet Victor Osimhen! Sulmuesi nigerian po kalon një formë mjaft të mirë te Galatasaray, ku është huazuar për 1 sezon nga Napoli.

Por “Zonja e Vjetër’ nuk do ta ketë aspak të lehtë që të sjellë në Torino një nga sulmuesit më me potencial të momentit.

Konkurrenca është e lartë dhe janë dy klube seriozisht të interesuara për shërbimet e tij.

Për më tepër që kapitali nuk u mungon. PSG dhe Manchester United nuk do ta kishin problem që të paguanin klauzolën e vlefshme vetëm për klubet jashtë prej 75 milion Eurosh për 25 vjeçarin, raporton sportmediaset.

Juventusi do të duhet që të trokasë në portën e Napolit, për të pyetur për vlerën e kartonit të lojtarit. Përveç kësaj, një tjetër problem është rroga që lojtari pretendon, 12 mln euro në sezon, tepër e lartë për një klub si Juvetnusi që ka si politikë uljen e pagave.

Por si fillim, bardhezinjtë duhet që të zgjidhin çështjen Vlahovic, me trajnerin Tiago Mota që nuk e ka në planet e tij. Drejtori sportiv Xhuntoli ka kohë deri në qershor që të zgjidhë gjithçka, e të qartësojë çështjen Osimhen.

Klan News