169 të dyshuar për lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta ranë në pranga gjatë një operacioni të gjerë anti-mafia të zhvilluar në Itali e Gjermani.

Mediat italiane thonë se mes të arrestuarve janë dy drejtues lokale në rajonin e Kalabrisë, si dhe dhjetëra biznesmenë.

Asete me vlerë totale rreth 50 milionë euro iu sekuestruan këtij grupi si në Itali ashtu edhe në Gjermani.

Autoritetet thanë se bëhet fjalë për një sipërmarrje të mirëfilltë kriminale, që investonte në biznese të rregullta, paratë e përfituara nga veprimtari kriminale ndër vite.

Arrestimet u kryen pas hetimeve të nisura nga prokuroria e Krotones.

Tv Klan