Të ftuar:
Kejdi Mehmetaj,
Sulo Haderi,
Mark Marku,
Besa Shahini,
Ervin Demo,
Luçiano Boçi
Pedagogu: Mark Marku të martën në darkë është shprehur se kushtet e arsimit në Shqipëri, janë në një gjendje katastrofike. Marku tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se arsimi i lartë në Shqipëri është në një bllokim institucional të jashtëzakonshëm, duke shtuar se gjendja është në nivelin e Piramidave Financiare të vitit 1997.
“
Çfarë bëjmë ne, ne prodhojmë diploma edhe diploma ekselence, ndërkohë sistemi nuk ka politika që aty ku kërkohet që ekselenca të shkonte dhe të zinte vendin e punës, shteti nuk ua ofron, sepse shteti punëson militantin partiak. Kjo është vetëm një arsye që tregon shkatërrimin e arsimit të lartë, çka tregon se po përkeqësohet çdo ditë e më tepër
”,-deklaroi profesor Marku.
Pedagogu Mark Marku, të martën, është shprehur i revoltuar për gjendjen e arsimit të lartë në vend, duke theksuar se disa pedagogë të publikut nuk flasin, sepse disa feudalë që kanë aty i dhunojnë. Marku tha në emisionin ‘Opinion’, se është kundër një mase të madhe profesorësh të universitetit shtetëror, të cilët e shohin institucionin e tyre të rrënohet dhe që po përdhoset, e nuk flasin.
Ai theksoi se ata thonë jemi mirë, ndërsa pyet se pse janë mirë ata, pasi kanë në fakultete ca feudalë që i dhunojnë dhe prandaj janë mirë. Marku u shpreh se Universiteti është shkatërruar prej ligjit, pasi bordi i administrimit, me administratorin dhe Ministrinë e Arsimit, praktikisht kanë bllokuar vendimarrjen në universitete.